Elbasan, rreziku nga tërmetet, Ekspertët: Ndërtimet s’kanë studim të nëntokës

512
Në Elbasan, një nga zonat më aktive për tërmetet, ekspertët japin alarmin se në sheshet e ndërtimit nuk bëhet asnjë studim i nëntokës. Sipas ekspertëve është i nevojshëm të kryehet mikrozonimi i qyteteve, për të përcaktuar saktësisht kushtet gjeoteknike të zonës ku do ndërtohet. Inxhinierët gjeologji-sizmikës paralajmërojnë rrezikun që vjen nga ndërtimet në Elbasan që nuk marrin parasysh rriskun nga tërmetet. Sipas ekspertëve është i nevojshëm të kryehet mikrozonimi i qyteteve, për të përcaktuar saktësisht kushtet gjeoteknike të shesheve të ndërtimit.

Lulzim Shahinaj: “Rajoni i Elbasanit ndodhet në pllakën Adria, e cila ka një aktivitet të lartë sizmik, kërkohen studime shtesë mikrozonale, ku modeli gjuho -teknik i ndërtimit, të jetë në përputhje me kërkesat e ndërtimeve në lartësi”. Ekspertët pohojnë se injorimi i kësaj proçedure mund të sjellë pasoja të paparashikueshme në të ardhmen. Sipas tyre, Dibër-Elbasan-Lushnje është trekëndëshi që ndodhet mbi pllakën transversale të zonës aktive sizmike në vendin tonë.
Sigal