Ekstradimi i Becchettit, nuk ka seancë gjyqësore deri vitin tjetër

449
Prestigjiozja “The Guardian” shkruan se biznesmeni italian, Francesco Becchetti do të përballet me një seancë dëgjimore procedurale më 7 dhjetor në Londër, pasi autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin e tij nga Britania, për t’u përballur me drejtësinë shqiptare. Sipas avokatëve të biznesmenit, nuk do të ketë një seancë substanciale gjyqësore për ekstradimin e tij deri vitin tjetër. Biznesmeni Becchetti akuzohet në Shqipëri për mashtrim dhe pastrim parash në një skemë të dështuar për ndërtimin e një hidrocentrali. Në një deklaratë, Becchetti akuzon autoritetet shqiptare për akuza të pabaza në drejtim të tij.

“Një seancë substanciale nuk do të ndodhë deri në vitin e ardhshëm. Sigurisht asnjë vendim nuk është marrë në lidhje me ekstradimin. Z. Becchetti dhe avokatët e tij besojnë se kanë argumente të forta për mbrojtjen e tij. Qeveria shqiptare po i ngre pretendimet e saj, si reagime ndaj dy gjyqeve të arbitrazhit të nisura nga kompani të lidhura me zotin Becchetti kundër qeverisë për shuma të mëdha parash. Paditë janë presion ndaj zotit Becchetti për të zgjidhur këto arbitrazhe”.-thuhet nw deklaratën qw mban emrin e Becchetti. Duke theksuar se ai vazhdon të punojë për të ripërtërirë klubin e futbollit “Leyton Orient”, Becchetti siguron se kërkesat e autoriteteve shqiptare nuk do të kenë asnjë ndikim mbi detyrat dhe përgjegjësitë e tij si president i skuadrës angleze të futbollit.
Sigal