E rëndë në Sarandë/ Gjendet e vdekur 80 vjeçarja në banesë

137

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në qytetin bregdetar.

Në Sarandë është gjendur e vdekur në banesë një grua rreth 80 vjec, e identifikuar Lefteri Talo.

Ajo u gjet nga policia pas njoftimit të banorëve se kishin dite pa e parë të dilte nga banesa.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit. Talo jetonte e vetme në një apartament, ndërkohë që është nënë e dy vajzave, të martuara.

Dyshohet vdekje natyrale. Trupi u transportua ne morgun e spitalit. Konkluzioni mjeko ligjor do të përcaktojë edhe shkakun. Ka nisur hetimi ndersa u tha se nuk kishte shenja dhune.