Dy makina përplasen në Gramsh, plagoset 16-vjeçari

85
Një aksident me një të plagosur është shënuar këtë të hënë në vendin e quajtur kthesa e fshatit Çekin në lagjen “Xhile Liçi”,  Gramsh.

Siç bëhet me dije nga policia, një mjet tip “Land Rover” është përplasur me mjetin  tip “Opel” me drejtues. B, 19 vjeç, banues në fshatin Çekin Gramsh.

Si pasojë e aksident ka mbetur i plagosur një 16-vjeçar me iniciale K.P, i cili ka qenë pasagjer në mjetin “Opel”.

Ai është dërguar në spital, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, edhe drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’ ka shkuar për kontroll në spital edhe pse nuk ka marrë dëmtime.

Drejtuesi i mjetit “Land Rover” është shoqëruar në policia për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.