24 vite burg për të fortin e Vlorës, plagosi tre veta një vit më parë

790
Me 24 vite burg e ka dënuar gjykata e Vlorës Blendo (Edison) Alikaj, i njohur si i ‘forti’ i Vlorës, i cili një vit më parë plagosi tre persona.
Në janar të 2017 pas një sherr në një pikë bastesh, Alikaj qëlloi me armë ndaj dy vëllezërve, që ishin pronarë të pikës së bastit.
Ata mbetën të plagosur, ndërsa po ashtu u plagos edhe një person i rastësishëm.
Policia mundi që të identifikojnë autorin e ngjarjes, ku e vuri në pranga në Tiranë, në zonën e Unazës së Re.
Sigal