32-vjeçari shqiptar i arratiset policisë në autostradë, aksidenton nënën me dy fëmijë

321
Sigal

Një 32 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 9 kg kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se i riu, udhëtonte me një Volvo V70 nga Holanda në drejtim të Brescia.

Pasi u pikas nga policia e trafikut në Verona, iu bë me shenjë që të ndalonte, por shqiptar u përpoq të arratisej duke shkaktuar aksident dhe trafik në autostradë, deria furgoni që drejtonte nuk mund të ecte më për shkak të bllokimit të rrugës.

Në bordin e njërit prej automjeteve të aksidentuar ishte një nënë me dy fëmijët e saj të vegjël, të cilët përfunduan në urgjencë, por fatmirësisht vetëm me plagë të vogla.

Pas kontrollit, Policia zbuloi se duke lëvizur një seri butonash, hapej parakolpi i përparmë dhe brenda në një fund të dyfishtë kishte 9 kilogramë kokainë.

Drogë që do të kishte dhënë deri në një milion e gjysmë euro, do të pritej dhe do të shpërndahej për klientët. Korrieri i ri u arrestua dhe u burgos për trafik ndërkombëtar droge. Ai preferoi të heshte përpara hetuesve, duke mos dhënë kështu detaje për rrjetin me të cilin mund të jetë përfshirë.