“Zonë e kuqe”, Gledi Nano zbulon zonën ku do të ndërhyjë policia

230
Sigal

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, iu kërkoi mësuesve, nxënësve dhe kryepleqve të fshatrave të Krujës që të informonin policinë për çdo rast të konstatimit të mbjelljes apo shitjes së kanabisit në këtë zonë, të cilën ai e quajti “të kuqe” sa i përket këtij aktiviteti ilegal.

Nano tha se institucionet duhet të bashkëpunojnë kundër këtij fenomeni tepër të përhapur në malësinë e Krujës, ndërsa theksoi se policia është e angazhuar në të gjithë vendin.

“Policia e Qarkut Durrës ka të dhëna që malësia e Krujës dhe Fushë-Kruja janë zona me rrezik të lartë për kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Për të shmagur këtë duhet një ndërhyrje nga shteti dhe qytetarët”, tha ai.