Durrsakut të dënuar për trafik droge i sekuestrohet pasuria me vlerë 2 milionë euro

162
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Policisë Së DurrësIT kanë sekuestruar sot një pasuri me vlerë rreth 2 milion euro të dyshuara si të fituara nga aktiviteti kriminal.
Pasuria i përket shtetasit T.S., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Këtij shtetasi siç bën me dije policia i janë sekuestruar:
• 25 000 m2 tokë arë;
• 10 100 m2 pemëtore;
• 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;
• 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.
Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, kryer nga shtetasi T.S.,si1# sqarohet nga policia.