Durrës, qëllon veten me çifte, vdes 36-vjeçarja

437
Një grua duket se i ka dhënë fund jetës duke u qëlluar me çifte. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në Durrës. Bëhet fjalë për 36-vjeçaren me inicialet A. T.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, 36-vjeçarja ka qëlluar veten me çifte. Ndërkaq familjarët e saj e kanë marrë për ta dërguar në spital, por ajo ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Sipas policisë, gruaja kohët e fundit ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Sigal