Drogë drejt Greqisë/ Policia shemb piramidën e sarandjotëve. Kapoja dhe rolet e grupit (EMRAT)

658
Mësohen të tjera detaje në lidhje me aksionin e madh të goditjes së një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve. Operacioni për arrestimin e dy pjesëtarëve, është zhvilluar që mbrëmjen e së hënës, por duke qene se në kërkim janë edhe 4 anëtarë të tjerë, u publikua vetëm sot.
Përveç dokumentimit të gjithë aktivitetit, policia ka arritur të zbulojë edhe rolet e anëtarëve të grupit. Mësohet se organizatori i grupit ishte 21-vjeçari Ajaz Lile nga Konispoli, i cili mbante edhe pseudonimin “babi”. Ndërsa Armando Koçiu 29-vjeç nga Saranda ishte personi që organizonte punën për të gjetur lëndën narkotike. Me magazinimin e drogës merrej Afron Halili 22-vjeç edhe ky nga Konispoli. Tre prej të arrestuarve të tjerë bënin rolin e transportuesit të drogës. Po ashtu grupi kishte roje për vendin ku e ruanin mallin.
Shtetasit e mësipërm në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambjente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.

Gjatë arrestimit të tyre, policia ka sekuestruar në cilësine e provës materiale 9 automjete ndër to 5 mjete luksi, lendë narkotike kanabisi dhe 21 aparate celular.
ROLET E GRUPIT
1-Në flagrancë u kap Altin Sakaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me mjetin me targa AA 931 IK, duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis).
2- Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike , i ndaluar me pseudonimin “babi”, si organizator i grupit).
3- Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lendës narkotike).
4- Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bëntë magazinimin e lëndës narkotike).
5- Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).
6- Enea Duro, 22 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
7- Marjo Zybo, 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
8- Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).
9- Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).
10- Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).
11- Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).
12- Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambjentin ku magazinohej lënda narkotike).
Shtetasit e mësipërm akuzohen për veprat penale ”Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotikëve”.
Sigal