Sekuestrohen rrënjë Cannabis, në pranga 2 kultivues

373
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike si edhe mbajtjes nën kontroll të kontigjentëve kriminalë, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•Renato Istrefi 18 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës;
•Ardit Danaj 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës.
Arrestimi I tyre u bë pasi:
Në lagjen Nr.13, Plazh, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Renato Istrefit, I’u gjetën dhe I’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• disa doza me lëndë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të suhtruar në banesën e shtetasit Ardit Danaj I’u gjetën dhe I’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• bimë të mbjella në vazo të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Të arrestuarit kishin si qëllim shitjen e lëndës narkotike kundrejt një shume të caktuar.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe”Kultivimi I bimëve narkotike”parashikuar në nenet 283/2 dhe 284 të Kodit Penal.
Sigal