Dolën foto me armë gjahu e kafshë të egra të vrara, e pësojnë 6 korçarët

564
Sigal

Policia e Shtetit ka reaguar pas një episodi të pakëndshëm të ndodhur disa ditë më parë dhe të bërë publike në rrjetet sociale.

Policia deklaron se lidhur me foton e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 6 shtetas me një mjet tip fuoristradë, me dy armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Kolonjë, kanë kryer verifikimet përkatëse, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të mëposhtëm:
– E.L, L.Ç, S.G, banues në Korçë;
– L.M, banues në fshatin Polenë,

– A.D dhe D.D, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë”.

Në bazë të ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” u bë bllokimi i armëve të gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëve. Inspektorati i Pyjeve dhe Mjedisit ka ndëshkuar me masë administrative dy prej shtetasve.

Gjuetia Korce

Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të denoncojnë falas në numrin 112 çdo rast të gjuetisë së paligjshme, duke garantuar reagim të shpejtë dhe vënien përpara përgjegjësisë të çdo shkelësi.