Divjakë/ Pranga 62 vjeçarit, kreu marrëdhënie me dhunë me të miturën

517
Policia e Divjakës ka mundur të vërë në pranga një mësues 62 vjeçar nga qyteti i Divjakës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Demir Hoxha, banues në fshatin Zharnec të Divjakës kryente marrëdhënie seksuale me dhunë në mënyrë të përsëritur me vajzën e mitur në ambientet e shkollës 9-vjeçare.
Hoxha është ndaluar nga policia me akuzën marrëdhënie seksuale me dhunë dhe shpërdorim detyre dhe çështja pritet ti kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. 
Sigal