DETAJET/ Tentoi ti ikte policisë dhe ra nga ura, sa drogë u gjet në makinën e viktimës Tonin Ndreca

710
Sigal

Mësohet të tjera detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në Mirditë, ku shtetasi Tonin Ndreca në tentativë për t’iu larguar policisë ra nga ura teksa ishte nën drejtimin e makinës së tij duke humbur jetën.

Burime kofidenciale bëjnë me dije se në automjetin e viktimës janë gjetur rreth 80 kilogramë lëndë narkotike canabis sativa.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.

Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi.

Nga kqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.