EMRI/ Aksident me vdekje, humb jetën gruaja

569
Sigal

Një grua ka humbur jetën në një aksident rrugor në Fier. Lindita Kola, 51 vjeçe ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, ora shënonte  rreth 20:45, kur në lagjen “Sheq i Madh”, 25-vjeçari Hysen Shehu, duke drejtuar automjetin tip “Audi“, ka përplasur  51-vjeçares, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Gruaja ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Spitalin Rajonal Fier. Ndërkohë, Hysen Shehu, banues në lagjen “Sheq i Madh”, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, njoftoi Policia.