Rrezikoi të mbytet te Gjiri i Lalzit, ja kush e shpëtoi gruan nga Tirana

516
Një pushuese nga Tirana që ishte duke u larë tek Gjiri I Lalzit ka rrezikuar të mbytet në det. Policia bën me dije se, 42-vjeçarja me iniciale I.I., ka shpëtuar falë ndihmës së parë që i kanë dhënë disa persona që ndodheshin në plazh.
Po sipas të njejtave burime, bëhet e ditur se incidenti u regjistrua mbrëmë rreth orës 20:30, në plazhin e Gjirit të Lalzit. Pas ndihmës që i dhanë pushuesit e rastësishëm, raportohet se ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Zonjën në fjalë mund ta konsiderojmë me fat, pasi pasi në këtë plazh si dhe në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit mungojnë rojet bregdetare.
Bashkia e Durrësit u ka dhënë ultimatum operatorëve turistikë për të përmbushur standardet e sigurisë në plazhe deri më 31 korrik. Në rast se ata nuk kanë ngritur kullat e vrojtimit dhe nuk janë pajisur me roje bregdetare do t’u hiqet licenca duke filluar që prej datës 1 gusht.
Sigal