Deklarata e fortë e Çakos: ‘Forca e ligjit’ do godasë edhe jashtë Shqipërisë

153
Në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese të ndërmarra në kuadër të ‘Javës së Sigurisë Rrugore’, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako si dhe Drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro në prononcim për mediat kanë bërë të ditura masat e ndërmarra nga policia. Cako tha se operacioni ‘forca e ligjit’ do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj.
“Forca e ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj në bashkëpunim me partnerët tanë. Që do të thotë luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale dhe sidomos organizatave të strukturuara kriminale.
Policia e Shtetit do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë për të kapur standardet e BE në drejtimin e parandalimit të aksidenteve me pasoja në mënyrë të veçantë ashtu sikurse po punon për kontrollin e lëvizjeve por edhe monitorimin më të gjithë ahpësirën e vendit tonë”- tha Cako.