Ministri i Brendshëm kërkon ndryshime në Polici, ja çfarë tha Ardi Veliu disa ditë më parë

334
Sigal

Ndërrimi i viteve si duket do të sjellë edhe ndryshime në Drejtoritë e Policive në rrethe.

Burime bëjnë me dije nga Ministria e Brendshme, se Ministri Sandër Lleshaj ka kërkuar ndryshime në nivele drejtuesish në rrethe.

Ndërkohë në pritjen me gazetarët për festat e fundvitit të organizuar nga Policia e Shtetit, drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse do të kishte lëvizje në Polici.

Ai u shpreh se në muajin e parë të vitit do të bëhet një analizë e plotë për rrethet dhe do të vlerësohet performanca e çdo drejtorie.