Burri i djegur në Fushë-Krujë, policia e Kosovës: Familjarët denoncuan zhdukjen më 4 maj

571
Policia e Kosovës ka konfirmuar se emri i viktimës që u gjet i djegur dje në Fushë-Krujë është Xhafer Osmani. Mësohet se Osmani është nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrrisë, ndërsa më 4 maj dikush nga familjarët e kishte raportuar si të zhdukur në Polici.
Xhafer Osmani gjatë ditës së djeshme është gjetur i djegur brenda veturës në fshatin Derven të Fushë Krujës në Shqipëri. Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitin.
Zahiti tha se më 4 maj familjarët e kanë raportuar si të zhdukur një person me identitetin e njëjtë me trupin e pajetë që u gjend dje në Fushë-Krujë. Dyshohet se bëhet fjalë për personin e njëjtë. “Më 4 maj, në orët e vona dikush nga familjarët e ka raportuar si të zhdukur në polici një person dhe dje e kanë gjetur në Fushë-Krujë dyshohet që bëhet fjalë për personin e njëjtë”, tha Zahiti. Ky i fundit po ashtu ka konfirmuar se identiteti i viktimës është Xhafer Osmani.
Sigal

2Xhafer Osmani

Xhafer Osmani 1