Bulqizë, ushtron dhunë në familje, pranga 46-vjeçarit

472
Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Bulqizës kanë vënë në pranga një 46-vjeçar për ushtrim dhune në familje. Burime policore lokale bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi Dëfrim Lica, banues në fshatin Gjoricë. Ndërhyrja e uniformave blu u bë pas sinjalizimeve se në banesën e tij 46-vjeçari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së rrethit të Dibrës, për veprën penale “dhunë në familje”, shtojnë më tej burimet.
Sigal