Asgjësohen në Sarandë 20 mijë rrënjë kanabis

526
Policia e Sarandës ka gjetur dhe asgjësuar sot 20 mijë rrënjë kanabis sativa, por deri tani nuk ka mundur që të identifikojë dhe prangosë autorin e kultivimit të tyre.Policia bën të ditur se, bimët narkotike janë gjetur e asgjësuar në fshatin Kardhoq-Sarandë, Policia të cilat ishin mbjellë në zonën përballë “Piramidës 51”. Konkretisht, efektivët e policisë kanë gjetur 15.000 rrënjë të cilat ishin të mbjella në kubikë dhe 5.000 rrënjë të cilat ishin të mbjella në tokë, me lartësi nga 5 cm deri në 30 cm. Policia i gjeti bimët narkotike dhe i asgjësoi ato me djegie, ndërkohë që po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Sigal