Asgjesohen 1.222 rrënjë bimë narkotike në Gjirokastër

510
Në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, policia njoftoi sot më 6 qershor se ka arritur të asgjesojë 1,222 rrënjë bimë narkotike në Gjirokastër.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë ushtruar kontroll të imtësishëm territori në Komunën Zagori.
Sipas policisë, në pyllin e fshatit Zhej, në vendet e quajtura “Gropat e Pishave” dhe “Burimi i Veli Hodos”, u gjetën dhe u asgjësuan 1170 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa të kultivuara në parcela, si dhe 52 kubikë me fidanë të dyshuara si bimë narkotike.
Sigal