Basha në Kukës: Me votë do t’u kthejmë shpresën shqiptarëve

398
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Kukës, Has dhe Tropojë. Zoti Basha u njoh me shqetësimet e banorëve dhe tregtarëve për papunësinë, rënien e fuqisë blerëse, rritjen e taksave dhe çmimit të energjisë.
Mbi 5 mijë kuksianë kanë emigruar gjatë një viti i tha një banor, zotit Basha. Jo vetëm që nuk kanë mbajtur asnjë premtim, por e kanë përkeqësuar situatën ekonomike, thanë tregtarët.

Banor: S’ka ku shkon më keq, kanë ik mbi 5000 vetë, krejt kuksianët kanë ik për shkak të gjendjes ekonomike, u bëj thirrje fëmijëve me ardh, më thonë, -Bab, më mirë i vdekur në një vend demokratik se sa i shtypur e i përbuzur në vendlindjen tonë.
Banor: Jam vetë i gjashtë, kam dy fëmijë në shkollë të lartë, nuk mund të përballohet. Tre vëllezër kanë ikur familjarisht, nuk ka punë…
Basha: Një javë që nuk keni shitur asgjë?
Tregtare: Asgjë, as një lek nuk kemi bërë, të vjetra.
Tregtar: Kam dy javë pa shitur, ku me shku, 50 mijë lekë qiraja, drita, punë.
Tregtar: Të gjitha këto, të gjitha borxhe.
Basha: Të gjitha!?
Tregtar: Të gjitha, pa përjashtim.

Basha: Ne besojmë ta zgjidhim me votë, duke ulur taksat, çmimin e energjisë, duke qëndruar në krahun tuaj si sipërmarrës, si biznes i vogël e jo përballë jush me kërbaç e me gjoba dhe me fatura.
Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se kjo situatë kërkon zgjidhje konkrete dhe Partia Demokratike ka ofertën e shpëtimit. Ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë, kthimi në skemën e ndihmës ekonomike të personave që janë hequr me pa të drejtë dhe ndihmë për ata në varfëri ekomomike janë disa nga pikat e platformës së Partisë Demokratike.
“Ju meritoni zgjidhje konkrete, ne do japim zgjidhje konkrete, duke nisur me problemin më të madh, me papunësinë, me varfërinë, me pamundësinë për të mbyllur muajin që janë sot problemet më të mëdha në Shqipëri. Mbështetje për biznesin e vogël, mbështetje totale për fermerët dhe blegtorët e Tropojës, fond mbështetje për punësimin e të rinjve, për rininë tropojane, fonde për turizmin dhe për infrastrukturën.
Kryetari i Partië Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në prezantimin e platformës së kandidatit për kryetar të Bashkisë së Mirditës, Gjergj Prenga. Ulja e taksave, mbështetja e familjeve në nevojë, fonde të veçanta për mbështetjen e të rinjve që duan të hapin biznese të reja ishin disa nga pikat e platformës së Gjergj Prengës. Zoti Basha ka vlerësuar se vota e 21 qershorit është shumë e rëndësishme për të ndalur të keqen dhe për të mundësuar realizimin e platformës së zgjidhjes së problemeve të qytetarëve në nivel vendor dhe qendror.
“Ata që në 23 qershor votuan rilindjen sepse besuan se do të kishin vende pune dhe sot nuk kanë punë, ata që votuan rilindjen sepse u premtoi që do u ulte çmimet dhe sot nuk dinë nga t’ia mbajnë se u është dyfishuar lista nëpër ushqimore, të gjithë atyre unë u them sot, gënjeshtra erdhi me votë, mashtrimi erdhi me votë, me votë do e largojmë, me votë do ta ndalim”
Sigal