Arrestohet një 37-vjeçar në Tiranë, vidhte matësit e energjisë në banesa

418
Në kuadër të operacionit të koduar “Gabimi i Fundit”, policia e Tiranës ka vënë në pranga një 37-vjeçar i cili akuzohet për vjedhjen e matësve të energjisë elektrike. Sipas bluve të kryeqytetit, është arrestuar Ilirian Memo, i cili dyshohet të ketë bërë disa vjedhje të matësve të energjisë në banesa të ndryshme në Tiranë. Arrestimi i tij është bërë nga Komisariati numër 2 i policisë.
Sigal