Arrestohet Inspektori i Policisë Kufitare, i mungonin 12 mijë fishekë në magazinë

484
Shёrbimi pёr Çёshtjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar Inspektorin e Policisë Kufitarë në Qafë Prush të Kukësit, Përparim Dautaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi në inventarin e magazinës i mungonin 12 mijë fishekë luftarakë, me vlerë 600 mijë lekë.
“Nga hetimi disa mujor, zhvilluar nga Sh.Ç.B.A-së ka rezultuar se punonjësi i policisë inspektor Përparim Dautaj, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, në kundërshtim me aktet që normojnë punën për administrimin dhe ruajtjen e vlerave materiale i mungonin në inventarin e magazinës së municioneve një sasi prej 12 mijë fishekësh luftarakë me vlerë prej 600 mijë lekë. Sh.Ç.B.A-së në datë 17.02.2016 bëri ekzekutimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për punonjësin e policisë Përparim Dautaj, i cili ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mbi bazën e hetimeve të kryera nga Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, Gjykata e Shkallës Parë Tiranë vendosi masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj punonjësit të policisë Inspektor Përparim Dautaj, me detyrë magazinier dhe instruktor qeni, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë-Prush, Kukës.
Sigal