Arrestohet 58-vjeçari në Vlorë, metoda që përdorte për fshehjen e drogës

142
Policia e Vlorës ka arrestuar një 58-vjecar, pasi i janë gjetur rreth 36.5 kg lëndë narkotike. Në pranga ka përfunduar Bari Lamaj, 58 vjeç.
“Strukturat Policore të Seksionit kundër Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Bari Lamaj, 58 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë, pasi si rezultat i një operacioni i’u gjet e sekuestrua në një territor toke të rrethuar me blloqe betoni e të poseduar prej tij një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 36.5 kg.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.