Arrestohet 40 vjeçari grek me 74 kg kanabis shqiptar

515
Një shtetas grek është arrestuar ndërsa po transportonte një sasi të konsiderueshme droge me prejardhje nga Shqipëria.

Pas një sinjalizimi, 40 vjeçarit grek i ishte zënë pritë në vendin e quajtur Kompoti, në rrugën nacionale Janinë-Antirio, 10 kilometra distancë nga qyteti i Artës.

Në automjetin e tij u gjetën 62 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 74,5 kilogramë.

Policia po vazhdon hetimet për ta zbardhur të gjithë ngjarjen.

Vlerësohet se i arrestuari e kishte marrë drogën në dorëzim, në brendësi të territorit grek.
Sigal