‘Forca e Ligjit’/ Nga krimi i organizuar te korrupsioni, kush janë 3 prokuroret që marrin në dorë Fierin (Emrat)

587
Tre prokurore femra janë pjesë e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit”, të cilat duhet të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivele të larta në Fier.
Raportohet se është vendosur që tre femra të jenë pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, të cilat do të përballen në vazhdimësi me krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale.
Nga 5 kandidatë, përfundimisht është vendosur që tre prokuroret të cilat do të duhet të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të korruptuar në rrethin e Fierit janë; Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu.
Nga burime pranë organit qendror të akuzës është mësuar se puna e tyre do të përqendrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.
Sigal