Arrestohet 22-vjeçari nga Fieri, kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur (Emri)

222
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me një minorene. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Oltjon Buzi, 22 vjeç, banues në Kallm, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dje, rreth orës 22:30, në fshatin Kallm i Madh, është kapur në flagrancë me një vajzë të mitur 13 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa e saj.
Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” parashikuar nga Neni 100 i Kodit Penal.