Humb jetën në Greqi një tjetër shqiptar i infektuar me koronavirus, Dylgjeri: Nuk dua ta besoj, dhimbje e madhe!

251
Sigal

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi u infektua me COVID-19.

Këtë lajm e ka dhënë gazetari Ylli Dylgjeri në rrjetet sociale, ku tregon se është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare, miku i tij Fatos Hasa.

Postimi i plotë

Miq, Sot ne oren 7.10 me ra zilja e telefonit…lajmi që më erdhi nga përtej më pikëlloi pa masë… Më telefononte një djalë i vogël: Xhaxhi Ylli, xhaxhi Ylli, me vdiq babi! E pabesueshme! Kishte vdekur Fatos Hasa! Bashkëpunëtori dhe shoferi im në gazetë e në Ministrinë e Brendshme.

Po miq. S’dua ta besoj! Vdiq nga koronavirusi. Dhimbje e madhe per familjen e të afërmit. Ngushëllime gruas e familjes. Ta kujtojme Fatosin e mirë.I paharruar kujtimi.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Pak minuta më parë ka humbur jetën një 61-vjeçar nga Tirana i infektuar me COVID-19. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Nga sot dhe në ditët në vijim, orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.