Arrestohen në Tiranë, ‘maskat’ që grabitën gjatë natës vilën dhe makinën në Dajç

533
Policia ka arrestuar në Tiranë, dy grabitësit e armatosur që me pistoleta grabitën një vilë luksoze në Dajç të Shkodrës si dhe makinën e të zotërve të saj. Të arrestuarit janë Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj.
Vila e Mark Alisë në fshatin Dajç të Shkodrës u grabit natën nga dy persona të armatosur, që hynë me pistoleta dhe pasi rrëmbyen shumë para dhe makinën në oborr, u zhdukën në errësirë.
Dy të moshuar ishin vetëm në banesë kur ndodhi vjedhja. Sipas tyre, hajdutët qënë persona që i kanë njohur mirë, sepse shtëpia kishte pasur sistem sigurie dhe kamera vëzhgimi, por nuk punuan, sistemi i alarmit nuk ra.
Sigal