Arrestohet 32-vjeçari në Vlorë, i dënuar me dy vjet burg për kultivim të bimëve narkotike

442
Policia e Vlorës ka arrestuar një 32 vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Ediant Memetaj, banues në fshatin Velçë u arrestua në banesën e tij. Policia gjatë një aksioni antikanabis me datë 04.05.2013, kishte gjetur në fshatin Velçë disa parcela të mbjella me bimë narkotike në pronësi të këtij shtetasi. Ndërkohë më datë 29.07.2015, 32 vjeçari është shpallur në kërkim dhe është dënuar me 2 Vite Burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal