Arrestohen dy persona, kapen me armë dhe drogë në furgon

435
2 persona janë arrestuar në Pukë pasi u kapën me drogë e municie luftarake, njofton policia ditën e sotme.
Fatmir Bushgjokaj, 29 vjeç dhe Tonin Pepkolaj, 46, të dy banues në Tropojë, janë vënë në pranga pasi një kontrolli të policisë në furgonin e tyre.
Policia njofton se “pas kontrollit të furgonit me targë AA 982 MG në rrugën nacionale Fushë Arrëz- Puk, në vendin e quajtur Karburanti i Tucajve, u gjetën dhe u sekuestruan : Një çantë me 505 gr lëndë narkotike Canabis Sattiva, një pistoletë TT me 7 fishekë e 30 arka me llampa lodër pa dokumentacione shoqërues”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Pukës ku Fatmir Bushgjokaj akuzohet për prodhim e shitje lëndësh narkotike ndërsa Tonin Pepkolaj për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë mallrash.
Sigal