Pranga 2 të rinjve, shantazh me foto intime për 300 mijë lekë

450
Dy të rinj janë arrestuar në Berat ditën e djeshme (17 dhjetor) pasi kërcënonin një shtetase në rrjetin social Facebook.
Dy të arrestuarit janë Pandaleimon Zhonga, 20 vjeç, dhe Marjus Doko, 19, të dy banues në Berat
Ata u vunë në pranga pasi “e kërcënonin shtetasen me iniciale A.K. me publikim fotosh e videosh intime.Me qëllim mos publikimin e fotove e videove, Zhonga dhe Dogo i kërkonin shtetases A.K. një shumër prej 300 mijë lekësh të vjetra,” raporton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
Sigal