Arrestohen 5 persona në Durrës, trafikonin armë dhe lëndë narkotike

49
Policia e Durrësit realizon me sukses operacionin e koduar “Arsimtari”, duke arrestuar 5 persona dhe sekuestruar 2 armë zjarri automatikë model 56, 3 krëhëra me 34 copë fishekë, lëndë narkotike, 2 automjete dhe 7 telefona celularë.

Në pranga kanë rënë:
•Selman Tafa 62 vjeç,banues në Fushë-Krujë;
•Avni Murati 38 vjeç,banues në Bathore, Tiranë;
•Sulejman Murati 53 vjeç,banues në Bathore, Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi: Në Qerek, pranë Aeroportit” Nënë Tereza” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin Avni Murati, tip Fuoristardë, Nissan me targë AA183JO, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

•2 armë zjarri automatike model 56;
•3 krëhëra me 34 copë fishekë.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe shtetasit e mëposhtëm:
•Onjel Take 39 vjeç,banues në Durrës;
•Ergys Çela 21vjeç,banues në Fushë-Krujë.

Shtetasve të mësipërm, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip Mercedes Benz me targa AA211LB dhe kontrolli fizik i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: •500 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

•2 armë zjarri automatike model 56;
•3 krëhëra me 34 copë fishekë;
•500 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
•1 automjet i markës Nissan me targë AA183JO dhe 1 automjet i markës Mercedes Benz me targa AA211LB dhe
•7 telefona celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale, ”Trafikimi i armvëve dhe e municionit” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.