Kontrabandë mallrash, arrestohet një person, procedohet doganieri

446
Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme (7 janar) nga policia e Kukësit për kontrabandë mallrash.
Policia njoftoi sot, se Rrustem Nërguti, banues në Kukë, u kap duke transportuar mallra kontrabandë me mjetin e tij Benz me targa AA 959 AA.
53-vjeçari Nërguti u kap në flagrancë nga policia në autostradën Morinë-Kukës, në vendin e quajtur “Ura e Bardhocit”
Policia dyshon se mallrat kontrabandë kaluan nga dogana Morinë-Kukës.
Për këtë arsye ka nisur edhe procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin me inicialet N.A. 46 vjeç.
46-vjeçari është me detyrë doganier në doganën Morinë-Kukës, dhe dyshohet se nuk ka kryer kontrollin e mjetit të shtetasit Rrustem Nërguti
Sigal