Arresohet 22 vjeçari, tenton të përdhunojë 36-vjeçaren në banesën e saj

458
Policia e Fierit ka arrestuar një 22 vjeçar pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 36 vjeçare.
Në pranga ka rënë Elmardo Dine, banues në lagjen “Kastriot” të Fierit.
Sipas policisë, “Dine me datë 04.12.2016 rreth orës 01:00 në lagjen “Kastriot”, të banesa e shtetases N.T ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase”.
36 vjeçarja ka telefonuar menjëherë policinë. Pas telefonatës së shtetases në numrin 129, menjëherë në vendngjarje ka shkuar uniformat blu dhe ka bërë të mundur parandalimin e këtij akti dhe arrestimin në flagrancë të autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale ” Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.
Sigal