Me shpejtësi të lartë në rrethrrotullim, makina e policit përfundon me rrota në ajër

542
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbëmjen e sotme në Kamëz, ku një makinë është përmbysur dhe ka përfunduar me rrota në ajër.

Automjeti po drejtohej nga një infektiv i policisë së rendit, i cili ka hyrë me një shpejtësi të lartë në rrethrrotullim duke dalë nga rrugë dhe mjeti të pëmbyset duke përfunduar me goma në ajër.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka viktima, ndërsa polici ka mbetur i plagosur.

Për efektivin e rendit u bënë dy teste alkooli dhe rezultoi negativ. Pas aksidentit ai shfaqi shenja paniku, ndërsa nga SHÇBA kanë nisur hetimet.