Akuzohet për veprime të dhunshme, arrestohet protestuesi i 8 dhjetorit

70
Arrestohet në Durrës një 74-vjeçar nga Lezha për veprime të dhunshme në protestën e Partisë Demokratike të 8 dhjetorit.
Ndue Fugaj u kap nga Specialistët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, ndërsa do të udhëtonte për në Itali me tragetin e linjës Durrës-Bari.
Sipas policisë ku shtetas ishte në kërkim, “pasi më datë 08.12.2015 është identifikuar se ka kryer veprime të dhunshme, gjatë protestës ndaj Institucioneve Shtetërore në Tiranë”.
Fugaj u transferua në Komisariatin Nr.1 Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”.