67 orë i bllokuar në rrënojat e ndërtesave, gjendet i gjallë i riu

430
Një person i cili kishte mbetur i bllokuar për 67 orë në rrënojat e ndëtesave që u mbuluan nga rrëshqitjet e dheut në Shenzhen të Kinës, është gjetur i gjallë nga ekipet e shpëtimit.
Autoritetet thanë se ai ishte dehidratuar dhe ndodhej në një gjëndje mjaft të rëndë.
Për të mundësuar nxjerrjen e tij të sigurt nga rrënojat u deshën të paktën dy orë.
Mjekët u shprehën se personi kishte dëmtime të lehta në njërën këmbë, por ndodhej jashtë rrezikut për jetën.
Mediat vendase raportuan se bëhej fjalë për 19-vjeçarin, Tian Zeming. Ai ishte një punëtor i thjeshtë që vinte nga Kina jug-perëndimore.
Rrëshqitjet e dheut në qytetin Shenzen të Kinës ndodhën pasi një strukturë e madhe prej masivi gurësh dhe balte u shemb, duke mbuluar dhjetëra godina.
Autoritetet vijojnë të kërkojnë për të mbijetuar, teksa më shumë se 70 persona rezultojnë të humbur.
Në vendin e ngjarjes ndodhen afro 1.500 trupa që bëjnë pjesë në ekipet e kërkim-shpëtimit
Sigal