Zbardhet vrasja e 19-vjecarit grek në Athinë, policia shpall në kërkim tre shqiptarë

741
Policia greke ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 18 marsit të këtij viti, ku u vra më thikë një 19-vjecar grek. Policia ka lëshuar urdhër arrest për tre shqiptarë, 23, 24 dhe 33 vjeç, me akuzën e vrasjes me paramendim dhe kërcënimit për vrasje.

Sipas policisë greke, tre të akuzuarit dyshohet se janë autorët e vrasjes se të riut grek në sheshin ‘Marusi’ të Athinës. Fillimisht, u dyshua se 19-vjecari u vra pasi refuzoi të dorëzonte portofolin dhe celularin hajduteve, por në vijim dëshmitarët informuan se vrasësit janë persona të rrezikshëm e të njohur, të cilët gjithsesi kërcënuan të tjerë të rinj grekë, por 19-vjecari u ngatërrua për të mbrojtur shokët e tij dhe mbeti i vdekur nga goditja me thikë në kraharor nga shqiptari 23-vjecar.

Policia po kërkon 3 shqiptaret për të cilët ka dyshime se u larguan menjëherë pas krimit drejt Shqipërisë.
Sigal