Aksidenti autombilistik/ Në gjendje të rëndë në spital, kush janë 3 të lënduarit në Shkodër

506
Sigal

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit ndërsa u raportua për 4 të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Nga burimet mësohet se personat e plagosur janë:

1-Rovena Mustafa 22-vjeçe, banuese në qytet Koplik.
2-Egzon Çokaj, 25-vjeç, banues në fshatin Grud Fushë M.Madhe.
3-Gjon Ivanaj 53-vjeç, banues në fshatin Vrake M.Madhe.
4-Emrah Malaj 23-vjeç, banues në fshatin Grud Fushe M.Madhe.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e cila njofton se rreth orës 16:10 minuta në vendin e quajtur fshati Vrakë janë përplasur 2 mjete, si pasojë janë dëmtuar rëndë 4 persona për të cilët jap inicialet e tyre.

Malësi e Madhe/ Informacion Paraprak

Me datë 04.12.2019, ora 16:10, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Vrakë janë përplasur 2 mjete, si pasojë janë dëmtuar rëndë shtetasit: R. M. 22 vjeç, banuese ne qytet Koplik, E. Ç. 25 vjeç, banues ne fshatin Grud Fushe M.Madhe, Gj. I. 53 vjeç, banues ne fshatin Vrake Malësi e Madhe, dhe E. M. 23 vjeç, banues ne fshatin Grud Fushe Malësi e Madhe të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.