Këngëtarja e famshme do të performojë në natën e parë gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike”

224

Anna Oxa sonte do të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.

Sonte (e mërkurë) do të mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”.

Mysafire speciale kësaj mbrëmje do të jetë Anna Oxa, e cila e kishte konfirmuar pjesëmarrjen disa ditë më parë.

Së fundi, Ardit Gjebrea publikoi një video nga provat që po mbahen në Tiranë, ku shihet Oxa duke kënduar me mikrofon në dorë.

Për ndryshe, misioni i “Këngës Magjike” këtë vit është të ndërtohet një shtëpi për një familje të prekur nga tërmeti.