Aksident në aksin Lezhë-Lac, 6 të plagosur, 2 fëmijë rëndë për jetën

58
Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Lac, me pasojë 6 epsrona të plagosur. Policia bën me dije se automjetet tip ‘Benz’ TR0092R dhe ‘Volkswagen’ AA747FP janë përplasur mes tyre duke shkaktuar plagosjen e 6 pasagjerëve, mes tyre 2 fëmijë, që ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Policia po heton shkaqet e aksidentit.