Aksident i rëndë rrugor, maunia përfundon në parcelë

127

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më pranë fshatit Xibrakë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Një maune ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që ky është aksidenti i dytë në 24 orë në këtë aks rrugor, ku ditën e djeshme një furgon mallrash përfundoi në lumë.

Nuk ka ende informacione nëse nga ky aksident ka persona të lënduar, ndërkohë që Policia  është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.