Adoleshenti shqiptar braktiset nga e ëma në mes të rrugës

426
Sigal

Një nënë shqiptare ka braktisur djalin e saj në Bari nga dëshpërimi. Djali u paraqit duke qarë dhe i lagur nga shiu në dyer e policisë në Treviso, raportojnë mediat italiane. “Nuk është se po e bëj se nuk të dua, por sepse të paktën t’i ke një të ardhme”. Me këto fjalë i ishte drejtuar e ëma të birit në momentin e braktisjes, transmeton Panorama.

Policia po përpiqet të gjejë nënën e adoleshentit, por nuk ia kanë arritur deri tani. Nënë e bir udhëtuan nga Shqipëria në Bari më 7 gusht. Më pas nëna ka pyetur për stacionin e autobusit për në Treviso. Pas kësaj, i ka futur të birit në xhep pasaportën dhe një shumë të vogël parash për udhëtim. I vetëm dhe konfuz, djali ka mbërritur në Treviso sipas këshillës së nënës dhe aty i është drejtuar policisë. Djali është para nga disa kalimtarë duke qarë dhe i lagur pasi kishte kaluar gjithë natën jashtë në stuhi.