Durrës, kërcënoi me armë, pranga 66-vjeçarit nga Prishtina

449
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas kosovar pasi ka kërcënuar me pistoletë 37 vjeçarin me iniciale A.K. për motive të dobëta. Bajram Pajaziti 66 vjeç, banues në Prishtinë u arrestua në lagjen 13 në Durrës dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale një pistolet Model 57,kalibri 7.62 mm dhe një krëhër me shtatë fishekë kalibër 7.62mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kanosja”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal