Adoleshenti i jep fund jetës, vetëvritet me armë

520
Një adoleshent i ka dhënë fund jetës tragjikisht në Dibër. Rreth orës 23:55 të mesnatës së lënë pas, një telefonatë në polici ka sinjalizuar se në vendin e quajtur “Stanet e Pratit”, rrugës për në Lurë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri 17- vjeçari G.P. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë pikasur kufomën, pasi kanë dëgjuar krismën e armës. Efektivët e policisë dhe ekspertët mjeko- ligjorë konstatuan trupin e pajetë të të riut nga fshati Grykë- Nokë njësia administrative Arras, duke konstatuar se ishte vetëvrarë me plumb pushke. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa uniformat blu po hetojnë për zbardhjen e saj, duke marrë në pyetje familjarë e shokë të të riut.
Sigal