50 familje të Lezhës 8 ditë pa energji elektrike

434
Rreth 50 familje të lagjes së quajtur ish SMT në Lezhë prej 8 ditësh nuk kanë energji elektrike, edhe pse e paguajnë rregullisht atë. Shkak është bërë djegia e transformatorit numër 22 të në këtë zonë. Pavarësisht kërkesës së banorëve për ta zëvendësuar, OSHEE nuk ka ndërhyrë. Sipas saj ky transformator figuron të jetë privat. Por banorët theksojnë se OSHEE ishte në dijeni të transformatorit privat dhe kjo nuk e pengoi të përcillte faturat e energjisë tek banorët. Banorët kanë kërkuar zgjidhje të situatës edhe në tek prefekti i qarkut.
Sigal