Qepa e kuqe dhe rëndësia e saj në shëndetin e zemrës

579
Qepa e kuqe njihet për vetitë e saj të shëndetshme për organizmin tonë. Një rol të rëndësishëm ajo ka në ruajtjen e shëndetit sidomos në shëndetin e zemrës dhe sistemin kardiovaskular në tërësi. Falë përbërësve që gjenden në qepën e kuqe, kjo bimë ndihmon në parandalimin e sulmit në zemër. Qepa mund ta ulë kolesterolin dhe trigliceridet, si dhe forcon membranat e qelizave të kuqe të gjakut. Sipas studimeve të shumta të realizuara në lidhje me rëndësinë e kësaj bimë rezulton se qepa e kuqe e forcon dendësinë e eshtrave, e sidomos për femrat që e kanë humbur masën dendësisë së eshtrave si pasojë e menopauzës. Qepa e kuqe përmban antioksidues, që parandalojnë oksidimin e aminoacideve në trup dhe në këtë mënyrë mbajnë kontrollin mbi infeksionin. Qepa zvogëlon rrezikun nga disa lloje të kancerit, madje edhe kur konsumohet në sasi të vogël.
Sigal